“Po lini nam me budalliqet që flisni”- Lediona debaton ashpër me Julin në “Big Brother VIP”: Është fjalë shumë e rëndë…

Mediale Vip

“Po lini nam me budalliqet që flisni”- Lediona debaton ashpër me Julin në “Big Brother VIP”: Është fjalë shumë e rëndë…

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 22:47
Julian Deda dhe Lediona Xheladinaj

Julian Deda dhe Lediona Xheladinaj mëngjesin e sotëm kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ti qesh vetëm me budallalliqe”– ishte fjalia që tha aktori e cila bëri që gazetarja të shpërthente keq ndaj ti.

Lediona e prekur nga fjalët e Julit tha se është shumë fjalë e rëndë kur i thua dikujt që qesh me budalliqe, teksa u shpreh se të githë banorët po lënë nam me budalliqet që nxjerrin nga goja duke bërë si të zgjuar.

Pjesë nga debati:

Lediona: Si ka mundësi more o zot që thua “ti qesh vetëm me budallalliqe”

Juli: Të lutem, mos më nxjerr keq

Lediona: Po të lutem kur e thua një fjalë mbaje. Po ti bën 100 budallalliqe me të tjerët dhe unë kam qeshur

Juli: Çfarë ka?

Lediona: Është fjalë shumë e rëndë kur i thua tjetrit ti flet vetëm budallalliqe. Jeni bërë të gjithë të zgjuar këtu sikur flisni vetëm fjalë të mençura, ndërkohë që linin nam me budalliqet që nxirrni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat