Dua Lipa në një lidhje të re dashurie? Këngëtarja kapet ‘mat’ me aktorin e njohur

Mediale Vip

Dua Lipa në një lidhje të re dashurie? Këngëtarja kapet ‘mat’ me aktorin e njohur

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:30
Ajo dhe 33-vjeçari janë kapur “mat” pasi morën pjesë në një festë pas premierës së serialit të ri televiziv “Masters of the Air”

Dua Lipa duket se nuk ka më problem të harrojë ex-in. Pasi shijoi 6 muaj historinë e dashurisë me Romain Gavras, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është duke shijuar një tjetër histori dashurie. Aktori Callum Turner po përflitet si i dashuri i ri i këngëtares.

Ajo dhe 33-vjeçari janë kapur “mat” pasi morën pjesë në një festë pas premierës së serialit të ri televiziv “Masters of the Air” në Los Angeles, të mërkurën mbrëma.

Nga disa video amatore të kapura kështu cepash, këngëtarja dhe Callum shihen të përqafuar dhe shumë të afër me njëri-tjetrin, pamje të cilat të lënë të dyshosh se mes tyre ka diçka.

Këto dyshime i shtoi më tepër edhe vetë aktori. I pyetur nga mediat se çfarë po ndodh mes tij dhe Dua-s, Callum preferoi të mos thoshte asgjë, por thjesht të shkonte. Epo, nëse ai nuk do të kishte diçka me këngëtaren shqiptare, mendoni se thjesht do të shkonte? Dhe të gjithë e dini që heshtja në shumë prej rasteve konfirmon atë që flitet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat