“Do të më ha” – Kader shkakton të qeshura me veprimet në BBVK pasi frikësohet nga pulat

Mediale Vip

“Do të më ha” – Kader shkakton të qeshura me veprimet në BBVK pasi frikësohet nga pulat

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 00:05
Kader Kicaj

Kader Kicaj ka bërë të qeshin të gjithë me veprimet e fundit në Big Brother VIP Kosova 2.

Ata patën 17 ngjyra të vendosura në një vazo, ndërkaq për banorët që janë në çift vlenin vetëm nga një ngjyrë.

Pasi t’i merrnin ngjyrat, konkurrentët jashtë i prisnin 17 pula që në këmbë kishin të vendosura ngjyrat që banorët i kishin kapur në vazo.

‘Vëllai i Madh’ e lëshoi gongun dhe për 20 minuta kohë kishin për të kapur pulat e tyre dhe për t’i mbajtur ato derisa të binte gongu.

Për bukuroshen nga Prizreni ishte pak më e vështirë pasi pati frikë të madhe nga pula.

“Si ta mbaj, do me më hangër”, u shpreh Kicaj.

Veprimet e Kaderit me pulën u shpërndanë gjithandej në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat