Megi Pojani dhe Endri Çekiçi fotografohen për herë të parë së bashku në Tiranë

Mediale Vip

Megi Pojani dhe Endri Çekiçi fotografohen për herë të parë së bashku në Tiranë

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 05:58
Megi Pojani

T’ju themi që Megi Pojani është në një lidhje me Endri Çekiçin kjo nuk është diçka e re.

Por, burime për “Iconstyle” kanë siguruar së fundmi disa foto ekskluzive të çiftit në kryeqytet.

Siç edhe e shikoni nga imazhet Megi dhe Endri duken të pashqetësuar në një shfaqje të tyren të zakonshme në Tiranë.

Image
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi

Deri më sot detaje të ndryshme nisur nga ashensori, restorantet e njëjta apo edhe veshjet e futbollistit të përdorura nga Megi kanë dëshmuar se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin që prej një viti.

Madje Megi udhëtoi drejt Turqisë për të parë skuadrën e tij Konyaspor-in në derbi ndaj Galatasaray-t. Në këtë ndeshje Endri shënoi golin e barazimit të cilin ia dedikoi partneres së tij, e cila ndodhej e ulur në rresht të parë në përkrahje të tij.

Kjo është hera e parë që ata janë fotografuar bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat