Çfarë ndodhi në BBV? Plas debati mes Deas dhe Luizit: Ke nevojë për psikolog

Mediale Vip

Çfarë ndodhi në BBV? Plas debati mes Deas dhe Luizit: Ke nevojë për psikolog

Më: 4 maj 2023 Në ora: 16:06
Luizi

Dea dhe Luizi kanë rikthyer sërish pakënaqësitë që kanë pasur gjatë rrugëtimit në “Big Brother”.

Dea ka përmendur rastin kur Luizi me nerva i ka thënë se do e zhargavittë, një kërcenim që Dea nuk e ka harruar. Ajo i thotë Luizit se ka nevojë për terapi sepse kur i ngrihen nervat, nuk e menaxhon dot veten dhe bëhet i frikshëm.

Dea: Kur më the mua do të të zhargavit në mur nuk e kishe as garë as lojë.

Dea: Edhe e luajte shumë bukur ë? Po ty të ishin errësuar sytë mo, të ishte tharë buza. Ti je i frikshëm more.

Dea: Ti duhet të kuptosh që nervat e tua duhet të mësosh t’i menaxhosh dhe mundësisht të bësh terapi. Se kur the që s’kam bërë asnjë takim me psikologun, unë u habita. Ti duhet të bësh takim, duhet të menaxhosh këto nerva. Duhet të kuptosh që bëhesh i dhunshëm kur bëhesh me nerva.

Luizi: Ti duhet të menaxhosh talljet me… E di vet ti me ça.

Dea:  Nuk justifikohet kjo gjëja vetëm me ‘u bëra me nerva’. Unë kërkoj falje dhe e pranoj që kam bërë gabim.

Luizi: Pse unë nuk të kërkova?

Dea: Jo ti thua nuk kam bërë asnjë gabim dhe kur më kërkove falje, më ke kërkuar falje duke thënë ‘në qoftë se u ndjeve keq’… Jo nuk është në qoftë se u ndjeve keq,  më fal që e bëra këtë gjë.

Dea: Nuk ma ke thënë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat