Aktorja e humorit Delinda Disha është në pritje të ëmbël. Ajo përshkroi emocionet që po përjeton në këtë periudhë të shtatzënisë, duke thënë se e dëshironte një fëmijë pas humbjes së binjakëve pak kohë më parë.
Ajo tha në një intervistë në “Më prit në fundjavë”, se lajmin e bukur e ndau për publikun gjatë pushimeve në Romë.
“Vendosëm të shkojmë në Romë. Atje ndamë lajmin edhe për publikun.
E doja shumë një shtatzëni të dytë sidomos pas asaj që kalova. Kur ua thashë lajmin të dy fluturuan nga gëzimi, djali e do shumë një vëlla po ende s’dimë gjininë”, tha Delinda duke zbuluar momentet e para.