Elvana Gjata dhe Dhurata Dora publikojnë videon sensuale, çfarë i bashkoi dy artistet?

Mediale Vip

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora publikojnë videon sensuale, çfarë i bashkoi dy artistet?

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 12:27
Elvana Gjata dhe Dhurata Dora

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora janë bërë bashkë dhe në rrjetet sociale të gjithëve po u duken si binjake!

Artistet prej kohësh përfliteshin se po vinin me një bashkëpunim dhe e konfirmuan diçka të tillë vetëm së fundmi. Ato kanë ndarë disa video në rrjetet sociale ku shihen duke kënduar e qeshur së bashku.

Dy vajzat shihen se janë veshur të dyja me një fustan të zi të ngushtë transparent në pjesë e barkut dhe dekoltesë. Por, fustani nuk është i vetmi që i ka bërë të duken njësoj. Ato po ashtu duken identike edhe me grimin dhe flokët e njëjta.

Krah videos së publikuar në Instagram Elvana dhe Dhurata kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë teksa ndjekësit e tyre janë shprehur super entuziastë në sektorin e komenteve.

Këto pamje janë nga videoklipi i tyre që tashmë është xhiruar dhe pritet të publikohet ndonëse nuk ka ende detaje të tjera. Kjo është hera e parë që dy artistet bëhen bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat