Grubi: Votoni për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne

Maqedonia

Grubi: Votoni për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:22

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot kanë në rend dite diskutimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit. Debatin e ka nisur kryeministri Zoran Zaev si propozues i ndryshimit të neneve të Kushtetutës, i pasuar nga deputetët e Kuvendit

“Sot të gjithë këtu jemi për të folur e që futemi në histori. Sot unë këtu do të flas për trimërinë për të ardhmen. Kjo ardhmëri sot ndërtohet me trimëri për të ardhmen. Historia vetëm na tregon se si kemi ardhur deri tani, për të mos e harruar dhe për të mësuar. Para nesh ka dy rrugë. Njëra është izolim dhe tjetra është për ardhmen e mbështetur nga të gjithë. Duke pasur të ardhmen dhe fuqinë në duart tuaj, mendoni heronjtë tanë e të kaluarës. Qëndroni në rrugën progresiste. Ju jeni votuar që të udhëheqni popullin e jo të udhëhiqeni nga populli. Ju bëj apel që të votoni për ardhmëri evropiane për vendin tonë” tha Grubi.

Grubi tha se e vërteta dhe gënjeshtra janë si e druri dhe hija, ku druri është e vërteta kurse hija është gënjeshtra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat