Protesta para Kuvendit të Maqedonisë, kërkohet dorëheqja e deputetëve

Maqedonia

Protesta para Kuvendit të Maqedonisë, kërkohet dorëheqja e deputetëve

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:24
Foto

Një grup i vogël i qytetarëve janë mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë për të protestuar kundër ndryshimeve kushtetuese, çështje e cila sot po diskutohet në seancë plenare nga deputetët.

Protestuesit me transparente “Nuk ju votuam që ta ndërroni emrin”, “Dorëheqje”, “Bojkotoj”, kërkojnë që deputetët të mos mbështesin ndryshimet kushtetuese

Protestuesit kanë bllokuar komunikacionin para Kuvendit, duke vendosur tenda dhe një pjesë të bankave nga parku.

Para Kuvendit mund të vërehet edhe prani e shtuar e forcave policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat