OBRM-PDUKM: Fajtori kryesor për gjendjen ekonomike të shtetit është Zoran Zaev

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Fajtori kryesor për gjendjen ekonomike të shtetit është Zoran Zaev

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:12
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se pushteti është i paaftë për të realizuar atë që premtoi. Sipas partisë opozitare, arsyet për rebalancin e buxhetit janë paaftësia dhe jopuna e qeverisë.

“Është e palejueshme që një shtet në zhvillim si Maqedonia të ketë rritje ekonomike prej 1.2 ose 3 për qind dhe nivel të investimeve kapitale për 8 muaj vetëm 23.3 për qind. Ekonomia po zhytet në çdo aspekt, ndërsa çdo hap i qeverisë përshpejton zhytjen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga Dragan Tevdovski dhe Zoran Zaev.

“Zaev premtoi rritje ekonomike mbi 5 për qind gjatë gjithë viteve të mandatit. Vitin e parë e përfundoi me 0 për qind, ndërsa shkon në vijë të mbijetesës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se për ekonominë e vendit fajtor i drejtpërdrejtë është kryeministri Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat