Referendumi në Maqedoni do të jetë njëra nga temat e takimit të ministrave të BE-së

Maqedonia

Referendumi në Maqedoni do të jetë njëra nga temat e takimit të ministrave të BE-së

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen nesër në Luksemburg në një sesion të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Në rend të ditës do të jetë situata aktuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përfshirë rezultatet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrat do të diskutojnë për referendumin e fundit në Maqedoni, si dhe zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë, të mbajtur më 7 tetor.

Në rendin e ditës do të jetë edhe migrimi dhe situata në Libi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat