Ndryshimet Kushtetuese, nuk dihet nëse VMRO-ja do të marrë pjesë në seancat parlamentare

Maqedonia

Ndryshimet Kushtetuese, nuk dihet nëse VMRO-ja do të marrë pjesë në seancat parlamentare

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 17:03
Foto

Kuvendi të hënën do të nisë diskutimin mbi nevojën e ndryshimeve Kushtetuese. Opozita nuk konfirmon nëse do të merr pjesë ose jo, por deputetë të caktuar kanë konfirmuar për Alsat se do të paraqiten në seancë. VMRO-DPMNE-ja nuk shpalos strategjinë e veprimit në seancën plenare, duke paralajmëruar se veprimi i tyre do të varet nga veprimi i shumicës parlamentare.

Pritjet tona varen nga veprimet e pushtetit në seancën e nesërme. Ashtu siç dëgjuam, pushteti e ka pranuar se nuk i ka 2/3 e votave, por ta shohim se çfarë do të ndodh nesër. Grupi parlamentar dhe VMRO-DPMNE-ja janë prononcuar se do ta respektojnë vullnetin e mbi 1.2 milion qytetarëve të cilët i kthyen shpinën marrëveshjes kapitulluese- deklaroi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja dhe shumica parlamentare vazhdon të besojë se deri në përmbylljen e diskutimit për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, kolegët opozitarë do të ndryshojnë mendjen.

I japim mundësi procesit dhe shansi është i hapur. Unë jam optimiste dhe pikërisht për këtë janë gjithë këto thirrje për përgjegjësinë personale të deputetëve. Neve jemi ato 120 ndaj të cilëve janë fokusuar sytë e qytetarëve dhe nga ne pritet që të gjejmë zgjidhje dhe të vendosim- tha Juliana Nikollova, Deputete e LSDM-së“.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka nisur verifikimin e kërcënimeve të mundshme ndaj deputetëve opozitarë dhe jo vetëm. Burime anonime nga dikasteri i Brendshëm bëjnë të ditur se janë duke u mbledhur të dhëna nga të gjitha sektorët. Të premten, nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenska ka njoftuar kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi për siç thuhet në letrën e saj, kërcënimet një vjeçare që i adresohen deputetëve dhe familjeve të tyre. Diskutimi mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese në seancë plenare zgjat deri në 10 ditë. Pas përfundimit të debatit, propozimi vendoset në votim ku edhe do të vërtetohet nëse shumica parlamentare ka siguruar 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese ose jo. Në rast se numrat mungojnë, shumica parlamentare do të vë në funksionin planin “B” duke kërkuar shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat