Arifi: Pritet fillimi i ndërtimit të fabrikës për riciklim të mbeturinave për deponinë në Nikushtak

Maqedonia

Arifi: Pritet fillimi i ndërtimit të fabrikës për riciklim të mbeturinave për deponinë në Nikushtak

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 13:49
Erkan Arifi

Për deponinë në Nikushtak, kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi tha se janë në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e një fabrike për riciklimin e mbeturinave, përcjell TV21.

Arifi tha se në këtë fazë janë që nga vitit 2018 pro siç bërë të ditur, tani deponia është rrethuar.

“Procedura është në këtë fazë, prej 2018, për pritjen e ndërtimit të fabrikës jo për përfundimin se nuk e dimë se kur do të përfundojë dhe ne realisht si komuna, jo vetëm ajo e Likovës, jemi të bllokuar, neve nuk na lejohet dislokimi.

U detyruam që në bazë të Inspektoriatit Ekologjik, që ta rrethojmë deponinë kah pjesa kryesore e rrugës, e fituam një eskavator nga fondi IPA, një eskavator të ri që do të shërbejnë për të mbuluar mbeturinat, krijuar kushte pak më të mira dhe vendosëm rrethojën”, tha Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat