Prokuroria përfundon hetimet ndaj Palevskit, do të kërkojë të gjykohet së bashku me katër të akuzuarit tjerë

Maqedonia

Prokuroria përfundon hetimet ndaj Palevskit, do të kërkojë të gjykohet së bashku me katër të akuzuarit tjerë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 11:59
Palevski

Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar njoftim për përfundim të hetimit për të dyshuarin kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski.

Nga Prokuroria thonë se me këtë ka përfunduar afati ligjor i mbrojtjes për të këqyrur provat.

“Pas skadimit të këtij afati dhe paraqitjes së akuzës, prokurori publik do të propozojë bashkimin e procedurës gjyqësore ndaj gjithsej pesë të pandehurve për këtë ngjarje penalo-juridike, sepse ekzistojnë baza ligjore të parapara me nenin 28 të Ligjit për Procedura Penale. Për të mundësuar veçantinë e procedurës, prokuroria do të kërkojë shtyrjen e seancës së caktuar për 30 korrik ndaj katër të akuzuarve më parë”.

“Procedura hetimore ka përfunduar edhe për një person tjetër që dyshohet se ka ndihmuar pas kryerjes së krimit. Procedimi ndaj tij do të zhvillohet veçmas”, thonë nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat