Sela: Synojmë ndryshimin e sistemit në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Sela: Synojmë ndryshimin e sistemit në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 21:44
Ziadin Sela

Ziadin Sela, lider i ASh-së, pjesë e Frontit Europian ka bërë të ditur se po synohet të ndryshohet sistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe këtë, siç tha ai, po e bënë Fronti Europian.

Para mbledhjes së kryesisë së partisë në Gostivar, Sela tha se Fronti ka maturinë e nevojshme politike për të bërë këtë dhe qëllimi siç vlerësoi ai, është të mbrohet legjitimiteti i shqiptarëve.

“Kemi maturinë e duhur politike për të sjellë ndryshime në sistem në situata të qeta dhe jo në situata konflikti. Këtë po e bënë Fronti Europian. Po hap tema – ne nuk jemi histerik për të qenë më patjetër pjesë e pushtetit. Gjithsecili që mundohet të mvesh këto lloj konotacionesh…, aktivitetin që e ne bëjmë dhe betejën politike që ne e bëjmë për të mbrojtur votën e shqiptarëve”, tha Sela.

Sela përmend ndarjen në formë “kantonizimi, regjionesh gjyqësore”, që sipas tij, tashmë zbatohen në shtetet evropiane që kanë komunitet edhe më të vogël se shqiptarët – nën 30%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat