Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për punësimin e 600 specializantëve në spitale

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për punësimin e 600 specializantëve në spitale

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Në një mbledhje, Qeveria e RMV-së miratoi informacionin për punësimin e 600 specializantëve privatë që do të punojnë në institucionet shëndetësore publike në vend.

Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë të formulojë kriteret sipas të cilave praktikantët do të punësohen në dy faza, në dy vitet e ardhshme 300 persona në vit.

“Në këtë mënyrë do t’i jepet mundësi kuadrove të reja shëndetësore në shëndetësinë vendase, do të ndikojmë aktivisht në zvogëlimin e kongjestioneve në institucionet shëndetësore dhe do të përmbushim kërkesat e kahmotshme për ripajisjen e sistemit shëndetësor”, thonë nga Qeveria.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi në Facebook thotë se me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare në lartësi prej 38.000.000,00 denarë për punësim të 300 specializantëve privatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat