Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,87 % në raport me vendimin e datës 15.7.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,152 den/kg dhe do të jetë 45,757 den/kg.

Nga data 23.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 45,757 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,117 %, te nafta për 2,267 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,097 % dhe te mazuti për 2,368%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,781%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat