Nikolloski paralajmëron shtimin e linjave ajrore me kosto të ulët nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Nikolloski paralajmëron shtimin e linjave ajrore me kosto të ulët nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski paralajmëron linja të reja ajrore me kosto të ulët nga aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit.

Ai bën me dije se është formuar një grup pune që do të shqyrtojë mundësitë e rritjes së numrit të fluturimeve nga dy aeroportet.

Sipas Nikollovskit, fluturimet e reja do të rrisin numrin e turistëve dhe do t’u mundësojnë qytetarëve të Maqedonisë të udhëtojnë më lirë.

“Qëllimi jonë është që qytetarët të udhëtojnë me çmime më të lira, të kemi destinacione të reja që të marrim më shumë turistë”, deklaroi Nikolloski.

Ai shton se në periudhën e ardhshme do të bisedojë me disa kompani botërore që ofrojnë fluturime të shpejta dhe të lira.

Ai shprehu bindjen se tashmë vitin e ardhshëm do të ketë shumë më shumë fluturime, pasagjerë më të kënaqur, më shumë turistë në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat