Normalizohet trafiku në kufirin Greqi-Maqedoni, pasi kishte rënë sistemi nga pala greke

Maqedonia

Normalizohet trafiku në kufirin Greqi-Maqedoni, pasi kishte rënë sistemi nga pala greke

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë pa probleme dhe me dinamikë të  zakonshme për këtë periudhë të vitit,  po zhvillohet lëvizja e udhëtarëve.

e Njëjta ka të bëjë edhe për VK Evzoi nga pala greke, bënë të ditur nga MPB-ja,  pasi mëngjesin e sotëm  shkurt ka rënë sistemi në dyja pikat kufitare – Evzoni dhe Dojran dhe u publikuan informacione se janë krijuar kilometra të gjata për hyrje dhe dalje nga Greqia.

U informuam nga kolegët  grekë se rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në një periudhë prej 15 minutave është ndërprerë sistemi në vendkalimin kufitar Evzoni dhe më pas problemi është tejkaluar  dhe lëvizja e udhëtarëve në këtë moment po zhvillohet me dinamikën e zakonshme”, informojnë nga MPB-ja.

Shtojnë se pala nga ana e Maqedonis së Veriut po ndërmerren të gjitha masat dhe janë në funksion të gjitha kpacitetet njerëzore dhe teknike për një qarkullim të papenguar  të udhëtarëve.

Përndryshe, edhe nga kamera e NP për Rrugë Shtetërore mund  vërehet se nuk ka ndalim dhe dalja nga shteti vazhdon normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat