Antikorrupsioni: Pasaportat diplomatike nuk janë privilegj por e drejtë

Maqedonia

Antikorrupsioni: Pasaportat diplomatike nuk janë privilegj por e drejtë

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Pasaporta diplomatike nuk është privilegj, por vetëm e drejtë që shërben vetëm për kryerjen e detyrës zyrtare të anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion dhe kjo e drejtë asnjëherë nuk do të përdoret për qëllime private.

Është kjo një pjesë e reagimit të Komisionit Antikorrupsion, pas reagimeve të shkaktuara në opinion njoftimi se anëtarët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.

Nga ky Komision thonë se këtë të drejtë ua lejon Ligji për dokumentet e udhëtimit dhe se I takojnë kësaj kategorie pasi janë zgjedhur nga Kuvendi.

Antikorrupsioni, nga ana tjetër, ka mohuar informatat se kanë kërkuar vetura zyrtare.

Në reagim, nga ky komision kanë dërguar mesazhin se opinioni punën e tyre do ta vlerësojë sipas numrit të lëndëve të mbyllura.

“Në seancën e caktuar më 24 korrik, do të shqyrtohen rreth 150 propozim-vendime sipas lëndëve të formuara nga përbërja e re e KSHPK-së. Në mënyrë plotësuese kanë nisur edhe 103 procedura për kundërvajtje që parashihen me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.Potencojmë se vetëm me kësi fakte do ta prezantojmë suksesin e punës sonë, kundrejt populizmit të imponuar në opinion”, thanë nga Komisioni Antikorrupsion.

Përbërja aktuale e Komisionit Antikorrupsion, në krye me Kryetaren Tatjana Dimitrovska, mandatin e nisi më 8 shkurt 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat