Edhe Besimi, Bekteshi dhe Lloga do të marrin apanazh

Maqedonia

Edhe Besimi, Bekteshi dhe Lloga do të marrin apanazh

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 17:13
Krenar Lloga, Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime miratoi sot që ish-ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi të vazhdojnë të marrin pagë shtetërore edhe vitin e ardhshëm.

Krenar Lloga do ta përdorë këtë të drejtë për 9 muaj.

Shumica e anëtarëve në komision i miratuan këto kërkesa dhe vetëm deputeti i së majtës ishte kundër.

Paraprakisht është miratuar apanazh për ish-ministrat Bojan Mariçiq, Jeton Shaqiri dhe Naim Bajrami, si dhe për 36 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat