QMK: Aktualisht ka 13 zjarre aktive në Maqedoni

Maqedonia

QMK: Aktualisht ka 13 zjarre aktive në Maqedoni

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 08:47
Ilustrim

Qendra e Menaxhimit të Krizave njofton se mëngjesin e sotëm se në 24 orët e fundit 13 vatra zjarri janë aktive, nga gjithsej 28 zjarre në ambiente.

Zjarret janë aktive në komunat Çashkë (2), Veles, Rosoman, Studeniçan, Shtip (2), Makedonski Brod (2), Probishtip, Manastir, Prilep dhe Dollnen.

Në malin Serta sot në mëngjes është me mjegull dhe nuk mund të shihet nëse, ku dhe sa po djeg zjarri i cili shpërtheu të mërkurën e kaluar, tha drejtori i QKM-së Stojançe Angellov, i cili ndodhet aty, duke njoftuar për më vonë.

Në Shtip sot në mëngjes nuk ka tym, për dallim nga dje kur për shkak të tymit të dendur, Shtabi i Krizave mbrëmë vonë u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin e gjatë në natyrë, përkatësisht të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Zjarri është afruar disa kilometra mbi fshatrat Sellcë, Dragoevë dhe Piperovo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat