Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici

Maqedonia

Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Dukuria e shtetasve të Nepalit të punësohen në Maqedoninë e Veriut, duket se po bëhet gjithnjë dhe më prezente. Edhe pse disa prej tyre zënë vend të mirë në kompanitë e vendit, sërish zgjedhin të ikin.

Dy raste janë paraqitur vetëm dje në Polici, ku dy pronarë të kompanive të vendit kanë denoncuar se të punësuarit e tyre nga Nepali nuk janë paraqitur në punë dhe se kanë lëshuar vendbanimin, duke mos i paralajmëruar dhe pa ua kumtuar motivet.

Rasti i parë është paraqitur në Stacionin policor në Shën Nikollë, nga V.M.(34) nga Shën Nikolla, pronar i një kompanie private. Ai denoncoi në polici se 5 punëtorë të tij nga Nepali, me qëndrim të përkohshëm në Shën Nikollë, të moshës 27 – 38-vjeçare e kanë lëshuar vendin.

Rasti i dytë është paraqitur në Berovë, nga D.V.(44) nga Berova, udhëheqës në kompani private në Pehçevë.

Ai denoncoi në polici se 38-vjeçari nga Nepali, i punësuar te ai, e ka lëshuar vendin ku ka qenë duke qëndruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat