Caktohet 30 ditë paraburgim për 21-vjeçarin i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar në Maqedoni

Maqedonia

Caktohet 30 ditë paraburgim për 21-vjeçarin i cili dyshohet se ka vrarë një ushtar në Maqedoni

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Dje, zyrtarët policorë nga DPB Makedonski Brod nën kuadër të SPB Manastir kanë shoqëruar në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë 21-vjeçarin D.D. nga fshati Suvodol, komuna e Makedonski Brodit, i cili paraprakisht ishte ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”, njoftojnë nga MPB.

“Personit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe do të jetë në burgun e Manastirit”, shtojnë nga MPB.

Dje nga Prokuroria njoftuan se i dyshuari me paramendim ka privuar nga jeta një personi në oborrin e një shtëpie në fshatin Kallugjerec, duke i shkaktuar një plagë me armë zjarri me një plumb të pushkës së gjahut.

“Viktima është ushtar profesionist i URM-së, 31-vjeçar, por shkak i vrasjes ka qenë një mosmarrëveshje verbale banale e karakterit privat”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat