Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se është rihapur vendkalimi kufitarë Bogorodicë, i cili sot është mbyllur përkohësisht për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anën greke.
Aktualisht vendkalimi kufitarë funksionon normalisht.
Qarkullimi në vendkalimin kufitar është ndërprerë dhe është formuar një kolonë e gjatë automjetesh, të cilat janë devijuar në pikën kufitare Dojran.
Një zjarr ka shpërthyer në anën greke, i cili ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në pikën kufitare Bogorodicë dhe Evzoni.