Rasti “Zinxhiri”: Dënim me burg për tre persona, një dënohet me kusht

Maqedonia

Rasti “Zinxhiri”: Dënim me burg për tre persona, një dënohet me kusht

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Gjykata Themelore Penale e Shkupit sot shqiptoi dënime me burg dhe me kusht për ata që e pranuan fajësinë në seancën kryesore të mbajtur më 15 korrik në lidhje me rastin “Zinxhiri”.

Totali i dënimit me burg për tre të akuzuarit është 4 vjet e 11 muaj, ndërsa një e pandehure është dënuar me dy vjet burgim me kusht, nëse nuk kryen një vepër të re në pesë vitet e ardhshme. Katër kompanitë e përfshira në këtë rast duhet të paguajnë dy milionë e gjysmë denarë.

Paraprakisht, i akuzuari i parë Sasho Vuçkov, pas pranimit të fajësisë, ka marrë dy vjet e gjysmë burg dhe dy mijë euro gjobë, babai i tij dy vjet burg dhe një mijë euro gjobë, nëna e të pandehurit të parë ka marrë një vit dhe njëmbëdhjetë muaj burg dhe një mijë euro të tjera dënim.

Dy të akuzuarit e tjerë, të cilët e pranuan fajësinë, morën nga dy vjet burg dhe një mijë euro gjobë. Vetëm njëri nga gjashtë ata që e pranuan fajësinë para Gjykatës, Jeton Kaba, mori dënim me kusht prej dy vjetësh, nëse nuk kryente vepër penale në pesë vitet e ardhshme, dhe një mijë euro gjobë.

Dhe këta të akuzuarit duhet të kompensojnë edhe dëmin, pra të paguajnë taksën.

Për gjashtë kompani, përfaqësuesit e të cilave gjithashtu u deklaruan fajtorë më parë, Gjykata u caktoi gjoba, si dhe ndalime për pjesëmarrje në thirrje publike dhe koncesione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat