Gjithsej 4,1 miliardë denarë për paga, nga të cilat 1,1 miliardë janë për bllok dotacionet që nuk ishin planifikuar në buxhetin bazë dhe 5 miliardë denarë për pensionet janë paraparë me rebalancimin e buxhetit, njoftoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska. Ndonëse në disa sektorë parashikimi mbulonte pagat vetëm deri në qershor, me rishikimin e buxhetit 13% pritet të jetë rritja e pagës neto.
Dimitrieska Koçoska e nisi konferencën për media duke thënë se gjendja e përgjithshme në buxhet i ka tejkaluar pritjet e Qeverisë së kaluar duke thënë se kanë gjetur një vend të zhytur në borxhe me një listë dëshirash në vend të zhvillimit. Rritja e BPV e parashikuar fillimisht 3,4% ajo tha se është e paarritshme.
“Në investimet kapitale kishte rishpërndarje në të gjitha pikat, absolutisht në çdo gjë! Nuk ka vend ku nuk kemi bërë shkurtim të mjeteve. Ja tani ju tregoj për investimet kapitale 45 miliard e 20 milion denarë, kurse deficiti buxhetor ju thash se është 44 miliard denarë. Pikërisht në kuadër të tyre kemi bërë shkurtim të shpenzimeve të planifikuara për investimet kapitale dhe i kemi rishpërndarë atje ku jemi të sigurt që kemi projekte, të cilat mundemi menjëherë t’i realizojmë”, deklaroi Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Në konferencën për media, Dimitrieska informoi se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që është rritje prej 8,22 miliardë denarë.
Është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore. Shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që është rritje prej 19,178 miliardë denarë.
“Me rishpërndarjen janë siguruar 20 miliardë denarë, ndërsa 11 miliardë denarë janë planifikuar shtesë për mbulimin obligimeve të papaguara të cilat kanë qenë të ligjshme dhe nuk kanë qenë të planifikuara. Kjo rezulton me rritjen e deficitit buxhetor për 11,156 milionë denarë”, theksoi ministrja Dimitrieska.
Nga viti 2024 deri në vitin 2028, shteti duhet të paguajë 1,8 miliardë euro vetëm në bazë të kamatës. Inflacioni parashikohet në kuotën 3.5% në nivel vendi, mesatare kjo për vitin 2024. Ky propozim do të dërgohet në Kuvend, ku shtëpia ligjvënëse do të votoj për rebalancin e buxhetit.
Nga opozitarja LSDM thonë se pas analizës së detajuar, do të bëjnë vërejtjet e tyre.