Ndalohet një person nga Ohri, dyshohet për zhvatje

Maqedonia

Ndalohet një person nga Ohri, dyshohet për zhvatje

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Policia nga Ohri në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe në koordinim me SPB Shtip sot në stacionin ndërkombëtar të autobusëve në Ohër, duke vepruar sipas telegramit të dërguar më parë nga DPB Koçan në lidhje me veprat penale të kryera “shantazh” dhe “zhvatje” kanë ndaluar B .P (37) nga Ohri.

Siç informojnë nga MPB-ja, në stacionin e autobusëve ai ka marrë pakon e dedikuar për të, e cila përmbante 300 euro në prerje prej 50 eurosh, e cila më herët ishte përpunuar penalisht-teknikisht me urdhër të Prokurorisë Publike të Koçanit

“Me urdhër të marrë paraprakisht nga gjyqtari për procedurë paraprake nga Ohri, tek personi është kryer kontroll, gjatë të cilit janë gjetur kartëmonedhat.

Gjithashtu, me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është kryer kontrolli, gjatë të cilit janë gjetur disa objekte të cilat dyshohet se janë nga vepra penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat