Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë ka dhënë dorëheqje.
Ky veprim sipas saj vjen për shkak të siç thotë presionit politik dhe vendimit kundërthënës të Gjykatës Administrative, shkruan Alsat.
Pas ndërprerjes së testimit të 130 kandidatëve që planifikoheshin të bëheshin për gjykatës dhe prokuror, Natasha Gaber-Damjanovska vlerëson se nuk ka çfarë të kërkojë më në krye të akademisë.
“Përvojat e hidhura së fundi përmes mënyrave jo profesionale dhe Komisionit për Anti-korrupsioni dhe sigurisht veprimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së lartë Administrative përfshi edhe reagimin e vonshëm të iniciativës së Komisionit për Anti-Korrupsion u vërtetua se nuk kemi të bëjmë me të drejtën dhe drejtësinë por vetëm me ndikim politik”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes së Natasha Gaber-Damjanovska.
Arsyetimin e dorëheqjes së saj Gaber-Damjanovska e mbyll me rekomandimin se Akademisë i duhet mbështetje sistematike dhe jo presion e mobing politik nga jashtë.
Së fundi ajo ishte në qendër të akuzave për mënyrën e si dëshiron të zbatojë testimin e akademikëve të rinj gjyqësor. Gjykata Administrative me vendim gjyqësor kishte vlerësuar se testimi në formën që nuk është e paraparë me ligj, pra jo në mënyrë elektronike por në të shkruar bie ndesh me ligjin dhe nuk mund të zbatohet.
Më 22 nëntor të vitit 2022 Gaber-Damjanovska u rizgjodh edhe për një mandat në krye të akademisë. Dorëheqja e saj sot ka hyrë në fuqi. Tani Bordi Drejtues i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë “Pavell Shateve” duhet të shpall konkurs për drejtor të ri.