Pesë zjarre aktive në territorin e RMV-së, QMK apelon qytetarët për kujdes

Maqedonia

Pesë zjarre aktive në territorin e RMV-së, QMK apelon qytetarët për kujdes

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të jashtme dhe pesë prej tyre janë ende aktive edhe sot.

“Pesë zjarret aktive janë në territorin e Maqedonisë së Veriut– Negotinë në atarin e fshatit Kalanjevë (ku digjet bimësi e ulët dhe pylli); Novosellë mbi fshatin Badilen, lokaliteti “Shamok” (pyll me pisha); Gjevgjeli, ndërmjet fshatrave Negorci dhe Kovanec (pyll i përzier); Dollneni, mbi fshatin Crnilishte (po digjet bimësi) dhe në Komunën e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, lokaliteti “Haxhi Rexhepli” (ku digjet bimësi dhe shkurret). Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, tashmë është marrë masa ndaj zjarreve aktive dhe si përforcim i forcave zjarrfikëse nga toka, një helikopter i ushtrisë ka nisur një operacion për zjarrin në malin Serta, ndërkohë që helikopteri i policisë po përgatitet të ngrihet dy avionë janë planifikuar të fluturojnë për në Serta”, thanë nga QMK.

Të gjitha rastet emergjente të raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.

Njëkohësisht, QMK bën me dije se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat