Në vendkalimin kufitar Tabanoc rritet fluksi i hyrje-daljeve në RMV

Maqedonia

Në vendkalimin kufitar Tabanoc rritet fluksi i hyrje-daljeve në RMV

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka rritje të fluksit të hyrje-daljeve nga vendi.

Në vendkalimet tjera kufitare nga Maqedonia e Veriut nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM.

Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat