Filipçe: Samiti i NATO-s ishte debakli më i madh i delegacionit të RMV-së

Maqedonia

Filipçe: Samiti i NATO-s ishte debakli më i madh i delegacionit të RMV-së

Më: 12 korrik 2024 Në ora: 18:32
Venko Filipçe

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, thotë se samiti i NATO-s ishte debakli i madh diplomatik i delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për “Deutsche Welle” tha se delegacioni i RMV-së nuk ka pasur takim të nivelit të lartë me asnjë nga përfaqësuesit e partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe.

“Gjithçka që pamë ishin vetëm regjistrime protokolare dhe disa selfie të realizuara nëpër korridore. Nga ana tjetër, Greqia dhe Bullgaria mbronin seriozisht pozicionet e tyre. Sot në mëngjes dëgjuam një mesazh nga kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, i cili tha se ka një armë të fortë për të luftuar mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës”, tha Filipçe.

Në këtë kuptim, mendoj se delegacioni ynë atje ishte i izoluar duke theksuar se është shumë e rrezikshme duke pasur parasysh hapjen e vatrave të reja politike me fqinjët dhe situatën e pengjeve ndaj Hungarisë”.

“Ky izolim është edhe i rrezikshëm duke pasur parasysh se po hapen pika të reja të nxehta, këtu, në shtëpi, drejt fqinjëve. Çështja tashmë e mbyllur me Greqinë po rihapet, më tej OBRM-PDUKM premtoi se do të luftojë për të përmirësuar pozicionin tonë me Bullgarinë dhe kjo jo vetëm që nuk po ndodh, por e kanë më se të qartë se nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e tyre”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat