Bekteshi, Mickoskit: Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut

Maqedonia

Bekteshi, Mickoskit: Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut

Më: 11 korrik 2024 Në ora: 20:37
Kreshnik Bekteshi

Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban njoftoi se vendi ynë do të huazojë 500 milionë euro nga Hungaria.

Bekteshi vlerëson se me këtë huazim, Qeveria aktuale e vendosi shtetin në grupin e Dodikut (Milorad Dodikut, president i Republikës Sërpska).

“As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut!!!

Exim Banka e Hungarisë deri tani ka mbështetur Dodikun me 116 milion Euro, dhe tash paralajmërojnë mbështetje për Maqedoninë e Veriut me 500 milion Euro dhe kamatë 3.25%!!!”, shkroi Bekteshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat