Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 gjoba, 10 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, nëntë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara, gjashtë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 19 sanksione për kundërvajtje që janë bërë nga motoçiklistët.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.