125 gjoba për shoferë në Shkup

Maqedonia

125 gjoba për shoferë në Shkup

Më: 6 korrik 2024 Në ora: 10:49
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 masa prej të cilave 11 janë për vozitje pa leje, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 12 gjoba për motoçiklistët”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

“U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion ë t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet sa më shumë siguria në komunikacion”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat