Institucionet në RMV nuk kanë nivel të lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në prokurimet publike

Maqedonia

Institucionet në RMV nuk kanë nivel të lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në prokurimet publike

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Asnjë ministri ose komunë në vend nuk e ka shkallën e lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në prokurimet publike, njoftoi Qendra për Komunikime Qytetare.

QKQ-ja publikoi renditjen e Qeverisë, ministrive dhe komunave sipas 32 indikatorëve për performancën kundër korrupsionit në prokurimin publik. Institucionet vendosen në tre zona: e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër, në varësi të pikëve të fituara për mënyrën e kryerjes së prokurimit publik. Në të njëjtën kohë, 100 për qind do të thotë maksimum, ndërsa 0 për qind nuk ka mbrojtje nga korrupsioni. Sipas renditjes, ekspozim më të lartë të korrupsionit e kanë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Midis Bashkësive, ndërsa me performanca më të mira kundër korrupsionit, arritja e të cilit është 72 për qind janë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Te komunat, niveli më i ulët në realizimin e performancës kundër korrupsionit në prokurimet publike është përcaktuar në Kratovë dhe Gostivar.

Në zonën e kuqe është qyteti i Shkupit, si dhe 40 komuna të tjera. Performancën më të mirë kundër korrupsionit në prokurimet publike ka Komuna e Kavadarit me 70 për qind, si dhe Komuna e Velesit dhe Probishtipit me 66 për qind.

Sipas Qendrës, niveli i ulët nuk do të thotë me çdo kusht korrupsion në prokurimet publike të atij institucioni, por se nuk ndërmerren të gjitha masat e mundshme për parandalimin e tij, prandaj edhe mundësia që të ndodhë në këto institucione është më e madhe. Renditja është bërë në kuadër të programit “Qytetarët kundër korrupsionit”, mbështetur nga USAID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat