Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë për kuadrot drejtuese dhe rritjen lineare të pensioneve

Maqedonia

Qeveria e RMV-së sot do të diskutojë për kuadrot drejtuese dhe rritjen lineare të pensioneve

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Sot me datë 28.06.2024 (e premte) duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet seanca e parë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në seancë, ndër të tjera, do të diskutohet për propozimin për rritje lineare të pensioneve, si dhe për emërimin e kuadrit drejtues në disa institucione shtetërore.

Kuvendi të dielën me 77 vota “për” dhe 22 vota “kundër” zgjodhi qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga OBRM-PDUKM, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës” votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e lëshoi seancën pak para përfundimit të saj.

Në qeverinë e re janë gjithsej 20 ministri, ndërsa qeveria ka 24 anëtarë. Përveç kryeministrit janë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol. Mickoski ka pesë zëvendës apo zv. kryeministra dhe njëri prej tyre do të jetë “zëvendëskryeministër i parë”. Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat