Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime

Maqedonia

Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 23:38
Vesna Janevska

“Ekziston një konsensus politik se nga reformat e shumta, asnjëra prej tyre nuk dha efektin e pritur dhe për këtë arsye arsimi ynë është në gjendje shumë të keqe. Madje edhe rezultatet e fundit të PISA-s tregojnë se çfarëdo që të bëjmë, nuk lëvizim nga fundi i tabelës. Tani duhet të bëhet diçka më serioze në koordinim me të gjitha palët e interesit dhe paralelisht në të gjitha segmentet e arsimit”.

Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në TV 24. Ajo tha se në radhë të parë do t’i kushtojnë rëndësi arsimit fillor dhe të mesëm.

Një numër ndryshimesh të rëndësishme rezultojnë nga programi. Për shembull, ne planifikojmë qëndrim më të gjatë për nxënësit në shkollë, në mënyrë që të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt të jenë në orë të plota, dhe nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e nëntë do të jenë në qëndrim të zgjatur, dmth pas 8 orësh në të cilat nuk do të ulen vetëm mbi një libër, por do të kenë shumë aktivitete kurrikulare dhe jashtëshkollore”, tha Janevska.

Ajo theksoi se plani është që të rishikohet dhe jo të shfuqizohet koncepti i arsimit bazë, sepse siç tha ajo duhet të ruhet vazhdimësia e diçkaje që tashmë ka filluar.

“Ajo që është e mirë nga konceptimi ekzistues do të vazhdojë. Ndërsa ajo që nuk jep efektin e pritur duhet ta rregullojmë”, shtoi Janevska, duke theksuar se në të ardhmen vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zbulimit dhe punës me nxënës të talentuar që duhet të mbeten në shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat