Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM

Maqedonia

Petrovska: Ndërhyrja e Zaevit në zgjedhje do të sjellë përçarje të reja në LSDM

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:25
Sllavjanka Petrovska

Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë.

“Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do ta përçajë më tej partinë dhe mendoj se mund ta vështirësojë procesin e zgjedhjes legjitime të një presidenti.

I respektoj të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së sepse kanë lënë gjurmë në parti dhe në vend, por më duhet përkrahja e anëtarësisë”, tha Petrovska.

Petrovska tha se nëse nuk i fiton zgjedhjet, atëherë nuk do të kërkojë asnjë pozitë, por se do të mbetet deputete e LSDM-së në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat