Nikolloski kërkon që Prokuroria të hetojë rritjen e çmimeve për autostradën Kërçovë – Ohër dhe hekurudhën drejt Bullgarisë

Maqedonia

Nikolloski kërkon që Prokuroria të hetojë rritjen e çmimeve për autostradën Kërçovë – Ohër dhe hekurudhën drejt Bullgarisë

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 14:26
Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski

Ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, e ftoi Prokurorinë Publike që të shqyrtojë funksionimin e NP “Hekurudhat” dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, mbi bazë të raportit për investime publike të Entit Shtetëror për Revizion.

Nikollski beson se Raporti vë në dyshim punën e mëparshme të “Hekurudhave” ndër të tjera në rrugën Drenovë-Gradsko, projekt për të cilin thotë se ka rreziqe arbitrazhi, si dhe për rritjen e vlerës së autostradës Kërçovë-Ohër me 175 milionë euro, për të cilat janë shpenzuar 446 milionë euro dhe nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh nga fillimi i ndërtimit.

Për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, ku vlera është rritur për 220 milionë euro, gjegjësisht në 560 milionë euro në vend të 340 të planifikuara fillimisht, sipas Nikollovskit, në një proces jashtëzakonisht jotransparent, më parë është nisur një procedurë tenderimi.

“Bëhet fjalë për hekurudhën më të shtrenjtë që përfundon në një tunel që nuk ka fund dhe për të cilin Bullgaria nuk ka as projekt lidhjeje hekurudhore”, tha Nikolloski.

Ai u bëri thirrje kreditorëve ndërkombëtarë, siç tha ai, të ulen dhe të diskutojnë nëse kjo është rruga e duhur dhe nëse ia vlen të shpenzohen kështu paratë e publikut dhe JO të hetojë operacionet e dy kompanive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat