Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Maqedonia

Të mbjellat tërësisht të shkatërruara në Maqedoni, bujqit apel qeverisë që t’u dalë në ndihmë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Ky është dëmi që shkaktoi breshëri i para dy ditëve në fushën e Pollogut.

Të mbjellat, si domatet, lakra, kastravecët, misri dhe drithërat janë shkatërruar thuajse 100%. Bujqit thonë se nëse komuna ose qeveria nuk i dëmshpërblejnë, ata nuk do të kenë mundësi që të mbjellin vitin tjetër, e kjo sipas tyre, do të shkaktojë mungesë të produkteve në treg.

“Te patlixhonat i kam humb shpresat krejt, ta tregon edhe kamera më mirë se këto janë 100% të humbura dhe s’kemi mundësi ne t’i mbulojmë këto harxhimet se janë fillimisht farërat, nafta, plehu artificial, këto janë shtrenjtë tepër shtrenjtë, pa kontroll. Investimi është diku 20 mijë euro! Çfarë kam bërë investim, me patate, me lakra, me këto hunj që i kam bërë 9 mijë hunj janë, nëse i llogarit nga 15 denarë kam paguar dhe nga 20 denarë këto bëjnë diku 2,500 euro, farat janë hibride afër 1000 euro, ku është nafta, plehrat, punëtoret”, tha Ismail Beqiri, bujk.

Edhe gruri është dëmtuar nga të reshurat, breshëri ka ryzuar të gjithë kokrrat e grurit në tokë dhe kallit e grurit kanë ngelur bosh thonë bujqit.

“Merrem me bujqësi, jam 10 anëtarë në shtëpi, për momentin me këtë që na ndodhi nga perëndia për bukën që kam në dorë grurin e ka marr zoti krejt. Kërkojmë nga qeveria të na ndihmojmë, mos ta marre lojë, por edhe nga komuna se kemi qenë në komunë, por na thanë se ne nuk mund të bëjmë asgjë se është formuar qeveria e re dhe do ju informojmë. Edhe një herë kërkoj se të dhënat janë të mëdha, prej kësaj buke jo vetëm që jeton familja jonë por edhe populli varet nga kjo bukë, pas kësaj që na ndodhi sivjet edhe jo të na ndihmojnë pas disa vitesh por të na ndihmojmë që ta kalojmë se nuk mund ta përballojmë edhe se nuk kemi të ardhura që ta mbjellim tjetrën”, deklaroi Orhan Fejzullahu, bujk.

Nga Komuna e Tetovës thonë se përfaqësues të komunës sot kanë shkuar në Ministri të Bujqësisë për të parë se çfarë do të ndodhë me bujqit.

“Në komunën e Tetovës mund të vijnë të gjithë qytetarët në arkiv t’i paraqesin dëmet e amvisërisë, aty do të plotësojnë një raport me fotografi edhe ata do të dorëzohen tek arkivi dhe komunikoni që është në kuadër të komunës, që shkaktohen nga fatkeqësisë natyre, ndërsa sot komuna e Tetovës ka dorëzuar një komision që do të takohen me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë për të parë se çfarë vendime do të merren”, tha Besarata Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Bujqësia në vend shpesh pëson nga breshëri. Edhe pse në Maqedoni dikur ka ekzistuar një sistem kundër breshrit, i njëjti ka vite që nuk funksionon. Qeveria jo çdo herë i ka kompensuar dëmet e bujqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat