QMK: Shpëtohet një 16-vjeçare nga një humnerë në Strumicë

Maqedonia

QMK: Shpëtohet një 16-vjeçare nga një humnerë në Strumicë

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një vajzë e moshës 16 vjeçare është nxjerrë mbrëmë vonë nga një humnerë në afërsi të manastirit “Sveti Ilija” në Strumicë, e cila menjëherë është transferuar në spitalin e Strumicës, njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Nga atje thonë se rastin ua ka raportuar nëna e saj në orën 20:30 në numrin e telefonit 112, e cila ka thënë se nuk e di vendndodhjen e saktë se ku ka ndodhur aksidenti.

Ajo gjithashtu raportoi se vajza e saj kishte lëndime në kokë. Nga Departamenti i Operacioneve dhe Koordinimit të QMK-së, menjëherë kanë lajmëruar SPB Strumicë, Zjarrfikësin Strumicë dhe Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, të cilët menjëherë kanë dalë në vendin e aksidentit.

Pasi kanë arritur të krijojnë kontakt me vajzën, e kanë nxjerrë jashtë dhe duke marrë parasysh plagët e marra, e mitura është transportuar menjëherë në spitalin e Strumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat