Gashi: Bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës

Maqedonia

Gashi: Bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 18:17
Afrim Gashi

Kuvendi, në bashkëpunim me UNHCR-në, e shënoi Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 Qershorin, me ngjarje adekuate të hapur nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

Gashi, thuhet në njoftim, theksoi se këtë vit shënohen 30 vjet nga ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Statusin e Refugjatëve, por edhe tri dekada nga themelimi i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Refugjatëve në vendin tonë.

“Në atë drejtim, Gashi theksoi se Dhoma Ligjvënëse do të jetë gjithmonë e hapur dhe do të ketë qasje pozitive ndaj të gjitha iniciativave që nënkuptojnë avancimin e të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe mundësive zhvillimore të të gjithë atyre që për arsye të caktuara, u gjendën në një situatë kaq të palakmueshme, të ishin njerëz pa shtëpi, pa vatër, larg atdheut të tyre.

Sipas Gashit, bota demokratike e ka për obligim që mos të lejojë refugjatët duke ikur nga mizoria e luftës, nga mizoria e konflikteve, e intolerancës ndëretnike, fetare apo çfarëdo forme tjetër që të humbin dinjitetin e tyre, t’i humbasin të drejtat themelore të njeriut, si arsimi, mbrojtja shëndetësore, sigurimi social…”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, shtojnë nga atje, theksoi se në periudhën e kaluar, falë bashkëpunimit intensiv të Kuvendit me UNHCR-në, përmes ndryshimeve në Ligjin për evidencën e amzës dhe Ligjin për të huajt dhe zbatimin praktik të tyre, situata me personat pa shtetësi u zgjidh, duke tejkaluar kështu problemin për mbi 700 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat