Xhaferi: Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin

Maqedonia

Xhaferi: Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 14:41
Talat Xhaferi

Deputeti dhe ish-kryeministri Talat Xhaferi pas largimit nga kryeministria tha se punën e tij e ka kryer me përkushtim dhe në favor të të gjithë partive politike dhe etniteteve.

“Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, detyrimisht rikujtoj vizionin dhe kauzën e kryetarit Ali Ahmeti për Kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Vendim i cili shkroi një ardhmëri të re, ndryshe, më progresive dhe më evropiane për shtetin tonë. Vendim i cili dëshmoi se puna, përkushtimi dhe rezultatet në favor të të gjithë qytetarëve i tejkalojnë interesin partiak, etnikumin, politikën ditore dhe stuhitë javore. Faleminderit për gjithë mbështetjen dhe profesionalizimin e të gjithëve përreth meje.

Shkruam histori, mbetet që gjeneratat më të reja ta vazhdojnë dhe përsosin.

Deri në momentet e ardhshme historike për shtetin tonë, qëndroj i përkushtuar në funksionin e deputetit”. shkruan Xhaferi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat