Një stuhi me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë Tetovën

Maqedonia

Një stuhi me reshje të dendura shiu dhe breshër ka përfshirë Tetovën

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Rajoni i Tetovës pasditen e sotme është goditur nga një stuhi e fortë, e përcjellë me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Sipas njoftimeve nga terreni, rrugët janë plot me ujë.

Është vërejtur bllokim i komunikacionit pas pagesës në rrugën Tetovë-Shkup, te ura, për shkak se në rrugë ka shumë ujë dhe vozitja është jashtëzakonisht e ngadaltë.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat