Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanovcë” sot në mëngjes pritet rreth 40 minuta

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanovcë” sot në mëngjes pritet rreth 40 minuta

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanovcë ka frekuencë të shtuar dhe pritje rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat