Parashikimi i motit për sot

Maqedonia

Parashikimi i motit për sot

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Moti sot pritet të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

Pasdite dhe kah fundi i ditës, kryesisht në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje lokale të reshjeve të shiut, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura maksimale do të lëvizë ndërmjet 33 dhe 40 gradë.

Parametrat e motit dhe meteorologjik për Shkupin: Me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat