Mickoski: Është koha të punojmë për të mirën e qytetarëve

Maqedonia

Mickoski: Është koha të punojmë për të mirën e qytetarëve

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 14:07
Hristijan Mickoski

Është koha për të marrë masa, për të luftuar krimin dhe për të punuar për të mirën e qytetarëve, deklaroi mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë seancës së Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 8 maj, do të udhëheqë qeverinë e re.

Qeveria e re do të përbëhet nga 24 ministra, katër më shumë se përbërja aktuale, dhe do të përfshijë koalicionin VLEN, i formuar nga katër parti shqiptare, dhe partinë ZNAM, e cila përbëhet nga ish-anëtarë të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM).

Koalicioni ka siguruar një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120 në total në Kuvend.

Për të zgjedhur qeverinë e re, nevojiten votat e 61 deputetëve, dhe sipas rregullores së Kuvendit, debati nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat