Në Qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe 3 gra, mosha mesatare është 47 vjeç

Maqedonia

Në Qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe 3 gra, mosha mesatare është 47 vjeç

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 09:57
Qeveria e Maqedonisë së V.

Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13-të dhe ai do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të jenë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol.

Në qeverinë e re do të jenë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33.

Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Shumica parlamentare që pritet të mbështesë qeverinë e re në dhomën legjislative numëron 78 deputetë – 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga VLEN dhe gjashtë nga ZNAM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat