Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të “Paradës së Krenarisë”

Maqedonia

Regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të “Paradës së Krenarisë”

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 08:19
Parada e Krenarisë

Në qendër të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00 do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”.

– Sot në ora 17:00 do të mbahet manifestimi “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në Shkup, nga ora 15:00 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit, njofton MPB.

Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat